Arrestohen 6 persona për kultivim droge

Nga Exit News
Arrestohen 6 persona për kultivim droge

6 persona u arrestuan në Krujë për trafik dhe kultivim të lendëve narkotike. Policia njoftoi se po heton edhe 2 persona të tjerë e një tjetër u shpall në kërkim.

Personat e arrestuar janë  Xh. B., banues në Shalqet; E. B., banues në Shalqet; Y. H., banues në Halil; Xh. N., banues në Thumanë; B. N., banues në Thumanë dhe V. l., banues në Larushk.

Ndërsa,  A. N., banues në Thumanë dhe G. L., banues në Larushk po hetohen në gjendje te lirë për moskallëzim krimi.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>