Prokuroria Publike e Katanias, Itali, sëbashku me Drejtorinë Anti-Mafia, Guardia di Finanza të Catania, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e SCICO (Shërbimi Qendror për Hetimin e Krimit të Organizuar) , kanë arrestuar 13 personave, për organziatë kriminale dhe trafik droge.
Sipas medias italiane, hetimi ka nxjerr në pah dy banda kriminale që veprojnë në kryeqytetin e Katanias. Policia ka sekuestruar mbi 367 kg marijuanë dhe kokainë, gjatë periudhës së hetimit në pronësi të tyre.
Grupi i parë kriminal, i drejtuarnga dy vëllezër kolumbianë, me ndihmën e dy shtetas të tjerë të Amerikës së Jugut, merreshin me trafikimin e kokainës.
Grupi i dytë kriminal ishte e ndarë në dy nëngrupe.
Nengrupi i parë, përbëhej nga shtetas shqiptarë, të specializuar në importin e sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria, të cilat u shitën më pas organizatave që vepronin në Siçili.
Nëngrupi i dytë furnizohet me lëndë narkotike të llojit marihuanë nga nengrupi i parë, dhe pastaj e rishisnin atë në Katania.
Hetimet, të kryera nga njësitë e specializuara anti-drogë të Guardia di Finanza të Katania, kanë lejuar, me kalimin e kohës, të kryejnë gjashtë ndërhyrje për kapjen e drogës. Në veçanti, ndërhyrjet e kryera në provincën e Katania (Belpasso dhe Misterbianco) dhe në Messina, lejuan sekuestrimin e 365 kg marijuanë dhe kokainë, të destinuara për tregun e Katanias.
Gazetari Dario De Luca, i gazetës Meridio News, i cili ka hetuar edhe procesin hetimor në Itali ndaj ish-ministrit te brendshën Saimir Tahiri, për trafik droge, shkruan se në nje përgjim ambjental dy trafikantët shqiptare flasin edhe për miqësinë e tyre me Moisi Habilajn, si pasojë e të cilës u njohën me bosin italian të drogës në Katania.
Në përgjim dëgjohet edhe një prej trafikantëve shqiptar, i cili ankohet për sekuestrimin e sasive të drogës:
“Trafikimi i marijuanës në Shqipëri ka qenë i paligjshëm që prej tre vitesh- dëgjohet në një përgjim që daton nga viti 2019 – që kur erdhi ai copë …, deri para tre vitesh ishte kështu … 10 përqind e merrte shteti”.