Arrestohet 37-vjeçari, po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm

Nga Exit News
Arrestohet 37-vjeçari, po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm

Policia e Korçës ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili po transportonte 9 emigratë të paligjshëm drejt Tiranës.

Ai u arrestua në aksin  rrugor Qafë Plloçë-Qukës. Ai do t’i merrte secilit emigrant 1000-1200 euro për transportin drejt Tiranës dhe më pas kalimin në një prej pikave kufitare të veriut. Destinacioni final ishte një vend i Bashkimit Europian.

Shqipëria prej disa kohësh është kthyer si vend tranzit për kalimin e emigrantëve sirianë dhe palestinezë, për në vendet e BE-së.

Sipas arrestimeve të policisë, mesa duket rruga Korçë-Tiranë-Shkodër është rruga kryesore e përdorura nga trafikantët, kohët e fundit. Shpeshherë, dalja bëhet edhe nga Kukësi për në Kosovë dhe më pas në në Mal të Zi.

Sot, 23 korrik, Eurokomisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi  do të marrë pjesë në konferencën ministeriale për migracionin e paligjshëm përmes rrugës së Ballkanit.

Qëllimi i konferencës është të promovojë bashkëpunim praktik midis vendeve pjesëmarrëse për të adresuar sa më parë migrimin e parregullt përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor.

Në qershor 2020, pas lehtësimit të masave anti Covid-19, Ballkani Perëndimor u bë rruga e preferuar e emigrantëve të paligjshëm, për të kaluar në vendet e BE-së, sipas raportit të publikuar nga Frontex.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>