
Një punonjës policie është arrestuar të premten nga SHÇBA pasi akuzohet se ka dhunuar dy shtetas.
Mbrëmjen e së enjtes, punonjësi i policisë jashtë shërbimit është konfliktuar me një 53-vjeçar dhe djalin e tij 15-vjeçar.
“Ai i ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme shtetasit A.LL., 53 vjeç, si dhe frakturë në krah, shtetasit R.LL, 15 vjeç” thuhet në njoftimin e SHÇBA.
Dy ditë më parë një inspektor i policisë kriminale u arrestua për korrupsion.
Në 2020 u arrestuan 30 policë për lidhje me kultivimin e kanabisit dhe 45 për korrupsion.