
Policia e Durrësit arrestoi të hënën një 50 vjeçar, pasi ju gjetën 2 kilogramë lëndë narkotike në makinën e tij.
Sipas të dhënave personi i arrestuar është shtetas italian me iniciale G.A.
Gjatë kontrollit të mjetit, në pjesën fundore poshtë bagazhit, brenda gomës rezervë kanë konstatuar 2 paketime, brenda të cilave ndodheshin 2 kilogramë lëndë narkotike marijuanë.
Ai akuzohet për trafik droge.