Kompania farmaceutike AstraZeneca ka bërë publike kontratën e nënshkruar me Bashkimin Europian, në 27 gusht 2020, për vaksinat anti-Covid.
Vendimi i kompanisë vjen për kërkesave të shumta të Komisionit Europian për bërjen publike të kontratës.
Në njoftimin për shtyp, KE vlerësoi angazhimin e kompanisë për transparencë dhe e ftoi atë të merrte përgjegjësi për ta zbatuar atë.
Marrëveshja mes palëve është bërë për 300 milion doza për vendet e Bashkimit Evropian, 100 prej të cilave do të shpërndaheshin brenda marsit.
Por tani kompania ka njoftuar se do të shpërndajë rreth 25 milionë doza vaksinash drejt vendeve të BE-së, për shkak të një defekti në prodhim.
As në takimin e 28 janarit, Bashkimi Europian dhe kompania AstraZeneca nuk gjetën zgjidhje për të shpërndarë në kohë, vaksinat e porositura nga BE.
Kjo ka shkaktuar zemërim në shumë vende të BE-së, të cila njëkohësisht po hasen dhe me vonesa në shpërndarjen e vaksinës nga kompania tjetër Pfizer.
BE i propozoi kompanisë që të dërgonte në Europë një pjesë të vaksinave që ka prodhuar për Mbretërinë e Bashkuar.
Por në një intervistë për La Repubblica, shefi i AstraZenecas tha se BE e nënshkroi tre muaj më vonë se Britania e Madhe marrëveshjen për blerjen e vaksinës, ndaj nuk mund të ketë prioritet.