AstraZeneca publikon marrëveshjen me BE-në për vaksinat

Nga Exit News
AstraZeneca publikon marrëveshjen me BE-në për vaksinat

Kompania farmaceutike AstraZeneca ka bërë publike kontratën e nënshkruar me Bashkimin Europian, në 27 gusht 2020, për vaksinat anti-Covid.

Vendimi i kompanisë vjen për kërkesave të shumta të Komisionit Europian për bërjen publike të kontratës.

Në njoftimin për shtyp, KE vlerësoi angazhimin e kompanisë për transparencë dhe e ftoi atë të merrte përgjegjësi për ta zbatuar atë.

Marrëveshja mes palëve është bërë për 300 milion doza për vendet e Bashkimit Evropian, 100 prej të cilave do të shpërndaheshin brenda marsit.

Por tani kompania ka njoftuar se do të shpërndajë rreth 25 milionë doza vaksinash drejt vendeve të BE-së, për shkak të një defekti në prodhim.

As në takimin e 28 janarit, Bashkimi Europian dhe kompania AstraZeneca nuk gjetën zgjidhje për të shpërndarë në kohë, vaksinat e porositura nga BE.

Kjo ka shkaktuar zemërim në shumë vende të BE-së, të cila njëkohësisht po hasen dhe me vonesa në shpërndarjen e vaksinës nga kompania tjetër Pfizer.

BE i propozoi kompanisë që të dërgonte në Europë një pjesë të vaksinave që ka prodhuar për Mbretërinë e Bashkuar.

Por në një intervistë për  La Repubblica, shefi i AstraZenecas tha se BE e nënshkroi tre muaj më vonë se Britania e Madhe marrëveshjen për blerjen e vaksinës, ndaj nuk mund të ketë prioritet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>