Avokatët mbrojtës të Selim Cekaj, i akuzuar për trafik të 45 kilogramë kokainë nga Ekuadori, u larguan nga seanca e gjyqit në Gjykatën e Apelit, të mërkurën.
Sipas medias, ata kanë kërkuar largimin e gjyqtarit Dhimitër Lara pasi ai ka dhënë masën e arrestit për Arbër Cekaj, djali i Selim Cekajt.
Ai u arrestua në prill pasi në kontenieret e kompanisë u kapën 49 kilogramë kokainë. Ai është pronari i komapnisë Alba Exotic me të cilën, fjali i tij trafikoi 600m kilogramë kokainë.
Avokati i Cekajt u shpreh se një bandë kriminale po përdor kontenierët e kësaj kompanie. Më parë edhe Arbër Cekaj akuzoi një klan mafioz që po përdor familjen e tij.