Partia Demokratike, PD ka reaguar për përplasjen mes mbështetësve të PD-së dhe PS-së, të dielën, 14 mars në Elbasan. Gazmend Bardhi, drejtuesi politik i Elbasanit në një deklaratë për shtyp u shpreh se Policia e Elbasanit pos hkel ligjin duke mos “ndërmarrë asnjë veprim”.
Bardhi akuzoi kriminelët në Elbasan kanë mbrojtje politike, dhe “kanë në dispozicion në Elbasan, të deleguarin politik për bandat, Taulant Ballën”.
Ai e akuzoi Ramën se “nga dëshpërimi i humbjes ka nxjerr në fushë ekipin e tij të vërtetë, që janë bandat e krimit të organizuar”. Por, theksoi Bardhi, Rama do t’i humb zgjedhjet “edhe këtu në Elbasan, si kudo tjetër”. Drejtuesi politik i PD-së, përsëriti edhe njëherë emrat e personave të inkriminuar që ushtruan dhunë në bulevardin e Elbasanit:
1. Pjerin Xhuvani
2. Kelmend Xhaferri, me precedent penal, i përshfirë në ngjarjen e goditjes së postobllokut tek Tregu Ushqimor
3. Nino (emri)
4. Marsel Rrokaj
5. Eris Skilja
6. Ernaldo Metaj
7. Gezim Rusi