Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi të dielën planin e propozuar prej opozitës për nxjerrjen e vendit nga emergjenca e epidemisë së koronavirusit.
Ai e publikoi planin përmes një postimi në Facebook duke theksuar se “vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe freminimin e epidemisë”.
“Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve”
Plani i opozitës u paraqit nga Basha përmes një videoje, ku kërkohej:
- Rritja e numrit të testimeve: më shumë të testuar, më shpejt identifikohen të prekurit dhe ndalohet përhapja e Covid-19.
“Bllokimi i ekonomisë dhe popullsia në karantinë kanë kosto shumë më të lartë sesa testimi i qytetarëve.”
- Gjurmimi i plotë i kontakteve dhe testimi i personave në vijën e parë, mjekë e policë;
- Mbështetje për shëndetësinë;
“Të garantohet që kapacitetet shëndetësore të përballojnë fluksin e personave që kanë nevojë për trajtim.”
- Matje dhe menaxhim i saktë i situatës;
“Nëse dimë çfarë impakti kanë ato [masat] – ulin, mbajnë konstant apo rrisin numrin e të infektuarve – atëherë do të kemi mundësi të reagojmë menjëherë në menaxhimin e situatës, duke i shtrënguar apo lehtësuar më shumë masat e marra.”
- Tranzicioni drejt hapjes së ekonomisë;
“Qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionimit të ekonomisë [nën masa sigurie shëndetësore].”
Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve.
Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 19. April 2020