Basha bën Ramën përgjegjës për ‘qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë’

Nga Exit News
Basha bën Ramën përgjegjës për ‘qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë’

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shikon kritikat e kryeministrit Rama ndaj BE-së si ikje nga përgjegjësia e qeverisë së tij të cilën kryedemokrati e quan më të keqen “në historinë e Shqipërisë”.

Rama deklaroi në Kuved të hënën se Bashkimi Europian “nuk pa përtej kufijve të vetvetes” në lidhje me procesin e shpërndarjes së vaksinave, por Basha thotë se “BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira”.

reagimin e tij në rrjetet sociale, kreu i opozitës e krahason kryeministrin me Tiren, sanitaren e spitalit COVID2 që u arrestua pasi u zbulua se kishte marrë ryshfet duke u hequr si infermiere.

Shqipëria është në gjendje të rëndë sipas Bashës ndërsa Rama sulmon BE-në.

“Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë. BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>