Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi të mërkurën një takim elektoral në Elbasan.
Basha deklaroi nga Elbasani se PD në qeveri do të ndërmarrë një reformë të thellë arsimore.
Ai tha se “25 prilli do të jetë dita e ndryshimit për shqiptarët”.
“Reforma e thellë arsimore që do të ndërmarrim, nuk ka vend më të përshtatshëm se Elbasani i Normales, Elbasani i arsimit, Elbasani i dijes dhe i kulturës, për të patur këtë diskutim me mësuesit tanë, me prindërit e dytë të fëmijëve tanë me një zotim”, u shpreh Basha.
Më herët Basha deklaroi nga Belshi se pjesë e planit të tij për zhvillimin e arsimit ishte mbulimi 100% i tarifave për të gjithë studentët me të ardhura nën 640 mijë lekë.
Sipas tij, kjo kategori përfshinte pothuajse 90% të studentëve shqiptar.
Po ashti, ai përsëriti premtimin për të anuluar Ligjin mbi Arsimin e Lartë, për t’i lejuar universitetit më shumë autonomi, si dhe për stazhet me pagesë.