Basha: Është rritur skepticizmi ndaj vaksinimit dhe ka raste viktimash

Nga Exit News
Basha: Është rritur skepticizmi ndaj vaksinimit dhe ka raste viktimash

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të hënën në Syri Tv se është rritur numri i personave që nuk duan të vaksinohen dhe tha se ka pasur raste viktimash pas vaksinimit.

“Ndërkohë kemi raportime që numri i atyre që duan të vaksinohen po bien me shpejtësi. Kemi raportime vdekjesh dhe të sëmurësh pasi janë administruar me një vaksinë”, tha Basha

Ai shtoi se PD nuk do të pranojë për qytetarët asnjë vaksinë që nuk përdoret për qytetarët e BE-së.

“Dhe çështja e vaksinave  nuk përbën asnjë të re është po kështu dështim, tha Basha. Për këtë ai renditi dy arsye: Vaksinat blihen me paratë e shqiptarëve dhe besueshmëria tek procesi i vaksinimit vjen duke bërë transparencë.

Basha tha se të dhënat e vërteta jo të manipuluara. “Kjo është arsyeja pse ka dështuar dhe qëndrimi dhe plani ynë për të administruar këtë çështje shumë të rëndësishme është fare i thjeshtë, po jua përsërisë edhe njëherë”, tha ai.

Basha tha se PD ka një grup ekspertësh të mbështetur nga 4 ekspertë perëndimor.

Ai tha se PD do të sigurojë  në kohën më të shkurtër të mundshme përmes transparencës, një besueshmëri te procesi i vaksinimit,” vaksina cilësore të cilat janë të domosdoshme për të kapërcyer pandeminë. Do ta bëjë qeveria e zgjedhur pas 25 prillit”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>