
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka fajësuar “një grup të kryesuar nga Edi Rama” për plagosjen e sekretarit të zyrës së PD në Kavajë.
Gjatë një interviste në “Të Paekspozuarit”, Basha e përshkroi sulmin me prapavijë politike ndërsa autorët i quajti “militantë të PS-së”.
“Ishte një sulm me armë brenda shtabit elektoral të zonës, në një nga lagjet e Kavajës, ndaj një aktivisti toni, nga 3 militantë të Partisë Socialiste.”, tha kreu i PD-së.
Basha e cilësoi të vonë reagimin e Ramës për plagosjen ndërsa e akuzoi kryeministrin se ka nxitur këto akte “për të ngjallur frikë”.