Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar, të premten, kryeministrin Rama se teksa qytetarët janë të përmbytur e në hall, ai rri në Twitter.
Basha tha se dështimet e qeverisjes së tij, Rama nuk mund t’i mbulojë me asgjë.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan:
“Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter. Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre.”
Më herët, Basha akuzoi Ramën për propagandë me fatkeqësine e qytetarëve.
Ndërsa Rama iu përgjigj duke thënë se të vetmit persona që janë nën ujë nga përmbytja janë Basha, Kryemadhi dhe Berisha.