
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka mbajtur larg integrimit në BE, vendin. Në një reagim pas deklaratës kritikuese të Ramës ndaj eurokomisioneres Maria Gabriel, Basha shprehu habi me nervozizmin e Ramës”
“I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë”, shkroi Basha në Twitter.
Ai akuzoi Ramën se “për 8 vjet, jo vetëm nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa”. Basha shprehu gadishmërinë e tij “për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri”
Rama e konsideroi pjesmarrjen e eurokomisioneres Maria Gabriel në tryezën e organizuar nga PD me pjesmarrjen e Universitetit Modul të Vjenës, si ndërhyrje në fushatën zgjedhore në vend.