Kreu demokrat Lulzim Basha kërkoi sot arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për përfshirje në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Gjatë një dalje për shtyp, Zoti Basha u shpreh se “Kryeministri Rama ka refuzuar të ndërmarrë hetime, por e ka mbrojtur [Saimir Tahirin]. Në mandatin e tij të ri e ka emëruar si koordinator të PS me qytetarët. […] Rama e ka mbrojtur edhe pse e di që ai është mbrojtës dhe përfitues direkt i Habilajve”.
“Ne e dimë se është çështje orësh që informacionet e vëna në dispozicion nga partnerët e huaj për lidhjet e Tahirit do të bëhen publike dhe janë në dispozicion të Ramës”, — u shpreh Basha.
Sipas kryetarit të opozitës arrestimin e Zotit Tahiri e kanë kërkuar edhe “partnerët strategjikë, të cilët prej vitesh dhe prej muajsh i kanë vënë Ramës në dispozicion, materiale të padiskutueshme ndaj Tahirit, rolin e tij si ministër në trafikun e drogës Shqipëri–Itali”.