Basha, lista e Ramës fasadë ku fshihet hajdutët e bandat

Nga Exit News
Basha, lista e Ramës fasadë ku fshihet hajdutët e bandat

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka komentuar listat e kandidatëve për deputet të PS-së duke e quajtur si “listë fasadë pas së cilës fshihen”:

“Njerëzve pa integritet që kanë vjedhur edhe në kohë pandemie me tendera sekret, tek ata që kanë vjehdur paratë e rindërtimit, të vjedhjes së votave. Arben Ahmetaj, Olta Xhacka Damian Gjiknuri”.

Në konferencën për shtyp të së majtës, Basha pohoir se në listën e PS-së janë përfshirë kandidatët e bandave të Durrësit, Krujës, Shijakut:

“Në Durrës është kandidati i Avdylajve, Çyrbja i famshëm. Ndraxhi kandidati I bandave të Shijakut dhe Rrahman RRahja. Shumë emra të tjerë janë fshehur pas fytyra anonime”.

Ndërkohë, u shpreh Basha lista e PD-së është “energjia dhe shpresa e çdo shqiptari se pas 25 prillit ndryshimi do të jetë i prekshëm”.

Basha u shpreh se Rama pas “8 vjetësh ofron një fasadë të rrënuar që glojnë hajdutët dhe bandat e krimit të organizuar. Me shpresën se kështu do t’i hedhin hi syve atyre që duan ndryshimin”.

Megjithatë u shpreh Basha, pavarësisht emrave në listë, e “keqja e vendit është Edi Rama”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>