Basha: Rama i lidhur direkt me bandat mafioze, të largohet menjëherë

Basha: Rama i lidhur direkt me bandat mafioze, të largohet menjëherë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama si kreun e kupolës së krimit dhe kërkoi largimin e mënjëhershëm të tij.

Në një reagim për kapjen e 4 tonë drogë gjatë natës së djeshme, Zoti Basha tha se çdi ditë e më tepër po publikohe prova të pamohueshme se si shteti I Edi Ramës është vënë përfund nga mafia.

Zoti Basha tha se e gjithë qeveria Rama ka përfituar nga paratë e drogës për të blerë zgjedhjet e 25 qershorit, por se askush nuk vihet përpara drejtësisë për sa kohë në qeveri ka ministra si Fatmir Xhafaj, vëllai i Agron Xhafajt, kreut të klanit tjetër mafioz, që kërkohet nga policia italiane.

Kreu i opozitës deklaroi se Haki Çako me shkarkimet në policinë e Elbasanit po tërheq vëmendjen nga skandali  i vërtetë: dosja Habilaj-Tahiri.

Disa nga deklaratat kryesore të Kreut të PD Basha janë:

Dua ta nis me një përgëzim për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, SHISH dhe partnerët e huaj të cilët bënë të mundur kapjen e një sasie droge rekord në Vlorë, pronë e klanit Tahiri-Habilaj-Rama.

Dënoj përpjekjet e Haki Çakos dhe të kupolës së korruptuar të Policisë së Shtetit, duke tentuar që të minimizojnë jehonën e këtij operacioni të suksesshëm I cili u realizua me sukses pikërisht për shkak të përjashtimit të segmenteve të korruptuar të policisë.

Organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë për të vënë pas hekurave anëtarë të klanit Habilaj dhe kokave politike të këtij klani, duke nisur me Saimir Tahirin.

Kemi të dhëna se aktualisht Rama dhe Tahiri po bëjnë marrëveshje me njëri-tjetrin. Tahiri ka fakte, përgjime, dokumente dhe filmime për përfshirjen direkte të Ramës në marrëdhënien me bandat mafioze.

Ka 48 orë që fakte tronditëse e lidhjes së drejtëpërdrejtë dhe bashkëpunimit të Saimir Tahirit me këtë bandë kriminale janë bërë të ditura botërisht, ndaj çdo vonesë në këtë drejtim është e pafalshme. I kërkoj prokurorisë transparencë totale për këtë çështe me rëndësi jetike për të nesërmen e Shqipërisë.

Ka kaluar një muaj që kur unë, PD e opozita kemi denoncuar me revoltë të madhe ngjarjen e tmerrshme të Elbasanit që tregoi se si shteti I Edi Ramës është vënë përfund nga mafia.

Vendimet e Haki  Çakos sot janë jo vetëm të vonuar, por janë të pavend. Haki Çako sot në mos duhet të jepte dorëheqjen, duhet të ishte shkarkuar. Ai dhe kupola e policisë duhet të gjendeshin përpara drejtësisë.

Kjo nuk mund të ndodhë sa kohë Ministria e Brendshme vazhdon të drejtohet nga një person në konflikt interesi siç është Fatmir Xhafaj, vëllai i Agron Xhafajt, kreut të klanit tjetër mafioz dhe kriminal në Vlorë, që kërkohet për ekstradim nga autoritetet italiane, për shkak të dënime në Itali në lidhje me trafikun e kokainës.  E kjo natyrisht nuk mund të ndodhë për sa kohë në krye të kupolës është Edi Rama.

4 tonë drogë i kapur sot është maja e ajsbergut. 2,5 milionë rrënjë të deklaruara nga policia e shtetit përkthehen në 10 mijë ton. Pra 4 tonë nuk është as më pak e as më shumë se 2,5 për qind e sasisë së drogës që menaxhon sot kupola e korruptuar e policisë së shtetit për llogari të Saimir Tahirit, Agron Xhafajt dhe vëllai të tij, ministrit, e natyrisht për llogari të Edi Ramës, që është përfituesi i drejtëpërdrejtë  qindra milionë eurove të kësaj droge të përdor në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ka vetëm një rrugë për ta nxjerrë vendin nga rruga e thellë e legjitimitetit: largimi i Edi Ramës, formimi i një qeveria anti-mafia, që do të shembë lidhjet mafioze në krye të qeverisë shqiptare, që të përgatisë përmes një reforme zgjedhore vendin për zgjedhje të lira e të ndershme.

Hapi i parë dhe i domosdoshëm është largimi i Edi Ramës si përgjegjësi politik dhe njeriu që ka mbrojtur në këto katër vite krijimin e kupolës mafiozo-politike dhe e ka drejtuar atë për qëllimet e tij politike dhe përfitimet e tij financiare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>