Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qënë të enjten në qytetin e Kavajës, ku ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese.
Ai ka takuar edhe një grup pensionistësh, të cilëve u ka premtuar se kur të vijë në pushtet, do të rrisë pensionet me 5% në vit.
Po ashtu, Basha premtoi një bonus orej 20 mijë lekësh të vjetra në muaj për gjithë pensionistët.
“Pensioni shumë i ulët. Gjithë sakrificën që keni bërë, ne do t’ua shpërblejmë. Çdo vit do t’i rrisim pensionet 5%. 20 mijë lekë/muaj bonus për pensionistët. Asnjë rimbursim për ilaçet dhe shëndetin. Ne do të punojmë për ju, nuk do të zhgënjeheni. Angazhimet që kemi marrë do t’i realizojmë deri në fund.” u shpreh Basha.