“Policia kërkon t’i mohojnë qytetareve të drejtën për të protestuar”, u shpreh sot kryetari i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë për mediat.
Ai shtoi se opozita “do të vazhdojë aksionin kundër këtij parlamenti ilegjitim, që është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar.”Beteja vazhdon si në protesta, edhe në rrugëtimin tonë të shpresës, alternativës dhe të nesërmes që shqiptarët do të kenë. Mesazhi i qartë që vjen dhe nga miqtë tanë: kështu nuk do të vazhdohet më.
Basha tha se politikanët e përfshirë me bandat kriminale duhet të dalin përpara drejtësisë.
“..Politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë. Mesazhi është i qartë se kështu nuk do vazhdohet më dhe ne do qëndrojmë në krah të qytetarëve.”
Gjithashtu, kryetari i opozitës tha se:
Partnerët ndërkombëtarë po ndihmojnë PD për zbatimin e sistemit perëndimor të primareve dhe zgjedhjeve të kandidatëve për deputetë me sistemin “njė anëtar – një votë. Përzgjedhja e kandidatëve me përfshirjen e anëtarësisë së PD është një hap shumë i rëndësishëm, si pjesë kyçe e rrugëtimit të shpresës, që kemi nisur bashkë me shqiptarët, më 16 shkurt.