Kryetari i PD-së Lulzim Basha uroi arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Presidentit Trump. Ai falenderojë në mënyrë të veçantë Presidentin Trump “për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit”.
“Shpreh shpresën dhe besimin se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, shkroi Basha në Twitter.