
Kryetari i PD-së Lulzim Basha përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kalimin e tokës së Teatrit Kombëtar nga Bashkia Tiranë tek Ministria e Kulturës dhe shfuqizimin e ligjit të ndërtimit të godinës me Partneritet-Publik-Privat, PPP.
“Pas Gjykatës Kushtetuese radhën e ka SPAK”, shkroi Basha në një postim në Twitter, të premten.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi do të dalë në konferencë për shtyp për këtë vendim.