Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim të martën me pedagogët e Universitetit të Shkodrës.
Ai premtoi se në qeverinë e tij nuk do të mbes askush pa u arsimuar për shkak të kushteve ekonomike.
Basha akuzoi qeverinë për arsimin, duke thënë se Shqipëria ka buxhetin më qesharak në Ballkan për arsimin.
Ai diskutoi me pedagogët të cilën shprehën problematikat që shohin në fushën e arsimit. Pedagogët folën edhe për mësimin online, ku nënvizuan se ka pasur shumë probleme.
Basha u shpreh se Ligji i Arsimit të Lartë është një nga shkatërruesit e arsimit në Shqipëri.
“Pa diskutim që ligji aktual për arsimin e lartë është një nga arsyet e shkatërrimit të arsimit të lartë”, tha Basha.
Kryedemokrati po ashtu ka premtuar se PD do e shfuqizojë këtë ligj. Më herët ai ka thënë se ky do jetë vendimi i parë i qeverisë së tij.
“Anulimi i ligjit do të shoqërohet natyrisht me një ligj të ri të cilit janë hedhur piketat që do të bëhet në bashkëpunim me botën universitare shqiptare dhe në përputhje me normat dhe parimet e universiteteve europiane, ku do të dominoj autonomia universitare, shtytje dhe nxite e kërkimit shkencore dhe financimi i kërkimit shkencor nga shteti”, tha Basha.
Ligji për Arsimit e Lartë u miratua në 2015 duke shkaktuar më pas debate për vite me radhe dhe protesta që kërkuan rrëzimin e tij. Edhe në protestat e dhjetorit studentët kërkuan rrëzimin e ligjit.
Por pavarësisht se ky ligj u miratua nga qeveria Rama në vitin 2015, si një draft reformë, ai ishte hartuar më herët në kohën e kryeministrit Berisha, kur Partia Demokratike qeveriste me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Pika më e debatueshme e ligji ka qenë skema e financimit, pasi ligji i lejon universiteteve private të marrin para nga universitet publike.