Basha premton rimbursim të ilaçeve dhe më shumë teste për kovidin

Nga Exit News
Basha premton rimbursim të ilaçeve dhe më shumë teste për kovidin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u premtoi qytetarëve se do të bëjë më shumë teste, rimbursim të kurës, ndihmë dhe zgjidhje, për gjendjen e kovidit.

Basha postoi të mërkurën në mëngjes një video me pamje nga spitalet e vendit dhe duke shkruar se “kjo nuk është çështje politike por jetë a vdekje”.

Postimi i plotë:

Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>