Nga Thumana, Lulzim Basha, kryetari i PD i bëri thirrje qeverisë të strehojë familjet e pa streha dhe të evidentojë objektet në rrezik:
Qindra familje pa strehë kanë nevojë për mbështetje reale, nuk mund të qëndrojnë në çadra, për shkak edhe të të ftohtit. Qeveria duhet të marr masa që asnjë familje mos mbetet në cadër.
Të merren masa për evidentimin e objekteve ne rrezik, dhe të evakuohen njerëzit kudo që ndodhen, që mos kemi më tragjedi të tilla, duhen masa të menjëhershme për të luftuar shokun që ka kapur shoqërinë kryesisht fëmijët.