Basha: Rama i shtoi shqiptarëve borxh 30 milionë euro me prishjen e Teatrit

Nga Exit News
Basha: Rama i shtoi shqiptarëve borxh 30 milionë euro me prishjen e Teatrit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se qeveria shkatërroi Teatrin Kombëtar për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.

Në një postim në Tëitter, Basha shkruan:

Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.”

Ai tha se e vetmja zgjidhje ndaj papunësisë dhe krizës ekonomike është largimi i Ramës.

“I babëzituri nuk do t’ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, pë bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme