Basha: Rama ka zgjedhur aleancë me krimin, nuk ka paqe mes nesh

Basha: Rama ka zgjedhur aleancë me krimin, nuk ka paqe mes nesh

Kreytari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti sot fjalimin e tij të parë në kuvendin e sapombledhur.

Duke bërë një bilanc të Qeverisë Rama 1, Zoti Basha akuzoi Kryeministrin Rama për një qeverisje katër vjeçare të dështuar, të kapur nga krimi dhe parashikoi se dhe mandati i dytë do të jetë po njësoj.

Ndryshe nga retorika miqësore ndaj opozitës e Kryeministrit Rama në fjalimin e djeshëm, Zoti Basha tha se marrëveshja e 18 majit ka vdekur dhe se mes tyre “nuk ka degë ulliri për paqe”.

Disa nga deklaratat kryesore të Zotit Basha janë:

Për Qeverinë Rama:

– Para 4 viteve Edi Rama erdhi si kryeministër dhe shpalli 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, rend dhe siguri, ulje taksash, hapje të negocviatave për anëtarësim me BE dhe të tjera premtime. Dje pas 4 vitesh rikthehet pa mbajtur asnjë premtim. Për këto ishin 4 vite ferri për shqiptarët.

– Për mua dhe opozitën është ora të bëjmë bilancin e munguar. Për shqiptarët është rikthyer ora e vetëdijes. Rama 1 është qeveria e parë që nuk ka sjellë asgjë për integrimin.

– Rama 1 është akuzuar për kapje të krimit të organizuar. Ndërkombëtarët i dhanë urdhër Rama 1 që të largojë ministrin e Brendshëm. Shqipëria u shpall si vendi kryesor i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit si dhe u fut nga DASh në listën e zezë të vendeve kry4esore për pastrimin e parave.

– Rama 1 solli eksodin e shqiptarëve, gati me Sirin. Rama 1 arriti rekord të ri pasi 56 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi.

– Rama 1 vuri në jetë aleancën me krimin, duke vendosur dhjetëra deputetë dhe kryebashkiakë.

– Rama 1 e mbushi vendin me drogë, e mbushi parlamentin me kriminelë dhe as kjo nuk mbulohet. Rama 1 varfëroi dhe më pas njollosi shqiptarët dhe as kjo nuk mbulohet nga askush.

– Rama 2 do të bëjë keq dhe në kundërshtim me interesin publik.  Është një skandal i madh që programi nuk përfshin asnjë veprim për integrimin në BE.

– Në vend të fjalës integrim në BE, Rama ka prioritet integrimin e Shqipërisë në Ballkan.

– Ka një arsye të rëndësishme braktisja e Integrimit Europian nga Rama. Ai nuk ka interes për integrimin në BE, sepse ajo kërkon plotësimin e një sërë kushtesh, të luftojë krimin, drogën dhe korrupsionin dhe këtë ai nuk mund ta bëjë.

Për bashkëpunimin maxhorancë-opozitë:

– Nuk ka degë ulliri për paqe mes nesh. Ajo që ti tund këtu është një degë e tharë e kanabisit që ka bllokuar integrimin, shkatërruar ekonominë dhe asgjesuar Shqipërinë.

– Që të bëhesh konkurrenti im është e vështirë, e pamundur. Duhet të lesh krimin dhe të përqafosh vlerat. Duhet të shkarkosh Rucin, duhet të arrestosh vëllain e Xhafës. Duhet ta shkarkosh Xhafën për lidhjet e tij me krimin. Duhet të arrestosh trafikantet. Duhet të heqësh kryetarët kriminalë të krimeve. Duhet të rikthesh banditët në burg.

– Ne nuk jemi konkurrentë. Ti [Edi Rama] ke zgjedhur aleancën me krimin. Në këtë betejë unë dhe PD jemi me njerëzit, ne jemi kundër teje, ne do të luftojmë kundër teje.

– Zgjedhjet e 25 qershorit shënuan vdekjen e marrëveshjes [së 18 majit].

Për reformën zgjedhore:

– Reforma zgjedhore është shansi i vetëm që ndryshimi të jetë paqësor.

– Brenda këtyre mureve [të Kuvendit] mbahet peng vullenti i shqiptarëve. Kemi detyrimin ti hapim një rrugë të vertetë. Të garantojmë lirinë e votës dhe zgjedhjeve të lira.

– Nëse kjo nuk ndodh atëherë lind e drejta të shqyejë dyert e gjilizit. Ky është shanci i fundit për ta ndryshuar me duart tona.

– PD do të propozojë një paketë masash për sistemin e kalbur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>