Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ktheu përgjigje akuzave të fundit të Kryeministrit Rama në Tëitter mbi deklaratat e dy personave në media.
Ai tha se Rama duhet ta shpenzojë kohën e tij të shpëtojë qytetarët, “në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje”.
Basha i premtoi qytetarëve se qeveria e tij do të punojë vetëm për njerëzit.
Postim i plotë:
“Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot.
Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!”.