Basha takim me mësues në Korçë, premton anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe rritje të buxhetit për arsimin

Nga Exit News
Basha takim me mësues në Korçë, premton anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe rritje të buxhetit për arsimin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi të mërkurën një takim Korçë me mësues dhe pedagogë.

Pjesë e takimit ishte edhe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Korçën, Sorina Koti.

Disa nga shqetësimet kryesore që ngritën pedagogët, ishte ligji i Arsimit të Lartë, bllokimi i doktoraturave, si dhe pamundësia e studentëve për të gjetur punë pas diplomimit.

Pas bisedës me mësuesit dhe pedagogët të cilët shprehën problematikat e tyre, Basha tha se programi i PD synon kthimin në normalitet të të gjithë sistemit arsimor shqiptarë.

Ai u zotua se me ardhjen në pushtet të PD, së pari do anulojë ligjin për arsimin e lartë, do të rrisë buxhetin për arsimin dhe universiteti do të ketë autonominë e tij. Ai gjithashtu u shpreh se në bashkëpunim me Aleancën e Universiteteve Europiane, do t’u mundësojmë studentëve shqiptarë mundësi më të mira formimi profesional dhe punësim dinjitoze.

“Ne jemi vendi qё përfitojmë mё pak se çdo vend tjetër i Ballkanit nga programet bujare tё Bashkimit Europian pёr t’iu ardhur nё ndihmë universiteteve, pёr t’iu ardhur nё ndihmë nё ndërtimin apo azhurnimin e infrastrukturës ndërkombëtare qё nga auditorët tek digjitalizim”, tha Basha.

Basha tha se më shumë fonde do të shkojnë për ato universitete apo për ato fakultete brenda universiteteve, të cilat do të jenë të parat në garën për të ndërthurur teorinë me praktikën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>