Basha takon përfaqësuesen e Bankës Botërore, PD e angazhuar në luftën ndaj korrupsioni shtetëror

Basha takon përfaqësuesen e Bankës Botërore, PD e angazhuar në luftën ndaj korrupsioni shtetëror

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka takuar sot Drejtuesen e Misionit të Bankës Bankës Botërore Maryam Salim. Përmes një postimi në Facebook, Zoti Basha lajmëroi se i ka konfirmuar Zonjës Salim angazhimin e tij “se për Partinë Demokratike nuk ka betejë më të rëndësishme se lufta ndaj korrupsionit shtetëror, i cili po largon shqiptarët, po shkatërron ekonominë dhe po vret shpresën”.

Kryetari i PD-së, shprehet se:

“Shqetësimi kryesor është te rritja pa kriter e borxhit publik, rritja e detyrimeve të prapambetura me 600 milionë euro, kriza ekonomike dhe rreziqet nga aferat korruptive të maskuara si PPP dhe koncesione korruptive. Kjo e shoqëruar edhe me aferën e të ashtuquajturës Korporatë e Investimeve e kanë kthyer Shqipërimë në vendin me ekonominë më të rrezikuar në rajon”.

Gjithashtu, ai shpreh angazhimin e PD “për ta ringritur ekonominë dhe rikthyer shpresën e besimin se vetëm me punë të ndershme e të drejtë, me konkurencë të lirë, me taksa të ulëta do ta kalojmë këtë krizë e do të krijojmë mundësi punësimi e zhvillimi për çdo shqiptar”.

Në takim morën pjesë, Drejtuesja e Misionit të Bankës Bankës Botërore Maryam Salim dhe ekipi i saj, ndërsa Zoti Basha u shoqërua nga Jorida Tabaku, Dorian Teliti dhe Florion Mima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>