Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje sërish qeverisë për të anuluar 150 milionë euro koncesione, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti. Në një postim në Facebook ai shkruajti:
“Dhjetëra familje me fëmijë të vegjël në Rrëzë të Krujës, kanë mbetur krejt të vetëm në përballimin e pasojave që u la tërmeti i javës së kaluar. Pa humbur kohë 150 milion dollarët që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti që sot janë në qiell të hapur.”
Kryeministri Rama deklaroi në mëngjes se nuk do të anullonte asnjë koncesion duke theksuar se rindërtimi i banesave do të vijojë pa cënuar buxhetin e shtetit.