Basha: Unë do të qëndroj në shesh

Basha: Unë do të qëndroj në shesh

Opozita e kryesuar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të qendrojë në sheshin përpara Kryeministrisë për të kërkuar qeveri teknike. Kreu i PD-së dhe protestuesit do të qëndrojnë në çadrat e ngritura në shesh.

Zoti Basha shprehet se kjo qeveri nuk mund të garantojë zgjedhje të lira. Ai shtoi se qytetarët shqiptarë duhet të protestojnë për një vend më të sigurtë pa krim dhe pa korrupsion.

Sot, mijëra qytetarë protestuan përpara Kryeministrisë. Ato mbanin në duar parrulla kundër varfërisë, korrupsionin dhe krimit.

Ende nuk ka asnjë informacion se sa do të qëndrojnë në shesh protestuesit.

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>