Basha uron Bidenin: Provuat se ndryshimi është i mundur

Nga Exit News
Basha uron Bidenin: Provuat se ndryshimi është i mundur

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka uruar Joe Biden pas betimit të tij të mërkurën duke u shprehur se ai ka provuar që ndryshimi është i mundur.

Përmes një shënimi në Facebook, ai shkroi se pret që të punojë me presidentin Biden për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri:

“Urime Presidentit Joe Biden dhe zëvendës Presidentes Kamala Harris. Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë”.

Më herët Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka uroi Presidentin e 46-të të SHBA, Joe Biden pas betimit të tij.

Edhe presidenti Ilir Meta uroi të mërkurën Biden, duke thënë se me të si president marrëdhëniet Shqipëri-SHBA do të zhvillohen më tej.

Joe Biden është betuar si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mërkurën.

Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit kundër Donald Trump.

Biden është zotuar të marrë masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë si edhe kthimin e disa prej politikave kryesore të brendshme dhe të jashtme të ish-presidentit Trump.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>