Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha uroi të hënën përmes një mesazhi në Facebok qeverinë e Albin Kurtit në Kosovë.
Ai tha se “suksesi i Kosovës është suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo që ndodhen”.
Ai tha se PD “do të qëndrojnë fuqimisht në mbështetje të Kosovës dhe të qeverisë së saj”.
“Urimet më të mira shkojnë sot dhe për deputetët e kuvendit të ri të Kosovës. Jam i bindur se forcat politike në Kosovë do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e pengesave, duke vënë mbi gjithçka interesin më të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha Basha.