Basha: Qeveria ime do të ketë qytetarë të mëdhenj, jo kryetarë të plotëfuqishëm – Pikat kryesore të bisedës në Opinion

Basha: Qeveria ime do të ketë qytetarë të mëdhenj, jo kryetarë të plotëfuqishëm – Pikat kryesore të bisedës në Opinion

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ftuar në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu diskutoi me gazetarët Mentor Nazarko dhe Robert Rakipllari.

Zoti Basha theksoi fuqizimin e qytetarit të thjeshtë dhe çlirimin e politikës nga oligarkët. Ai tha se:

Po u ul biznesmeni me ministrin, humbet qytetari

Më tej, Zoti Basha foli për:

Ndryshimet nën qeverisjen e PD-së

  • Duhet fuqizuar qytetari dhe shfuqizuar kryetari.Qeveria ime do të ketë qytetarë të mëdhenj, jo kryetarë të plotëfuqishëm;
  • Ne jemi të gatshëm ta ndryshojmë PD, duke i ofruar PD një mënyrë perëndimore, me një politikë që i shërben qytetarëve;
  • Na pret një punë e madhe dhe duhet bërë bashkarisht. Për të luftuar kundër drogës, krimit kanabisit duhet bashkëpunim;
  • PD propozon një altenativë zhvillimi ku shpërblehet puna, mundi, aftësia. Një vend që shpërblen drogën, krimin është i destinuar të zbrazet. Fatkeqësisht Shqipëria po zbrazet;
  • Që ditën time të parë do ta anuloj koncesionin e Check-up-it, hemodializës, sterilizimit të mjeteve. Të gjitha koncesionet korruptive të Qeverisë Rama do të anulohen;
  • Në qeverisjen time, nuk do të ketë shëndëtësi falas, kjo është një gënjeshtër e Edi Ramës. Ne do të sigurojmë që paratë e qytetarëve të shkojnë për shërbime;
  • Në çdo skenar të mundshëm, Lulzim Bashës i mbaron mandati si kryetar i PD mbaron në korrik të vitit 2017-ës;
  • Qeveria teknike është objektiv i patejkalueshëm për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme.

Koalicionin e ardhshëm zgjedhorë

  • PD nuk do të bëjë koalicion zgjedhor me LSI;
  • Sa më e lumtur të jetë kjo dyshe [PS- LSI], aq më shumë do të thellohet kriza në Shqipëri. Dyshja Rama-Meta do të shkatërrojnë të majtën shqiptare.

Hapjen e negociatave për Shqipërinë

  • Zotit Rama zyrtarisht e ka ditur që negociatat nuk do të hapen. Burimet zyrtare kanë komunikuar me kryeministrin, kryatarin e kuvendit dhe me opozitën;
  • Nuk është ligji i Vetingut ai që mban Shqipërinë peng. Ruajtja e Status quo –s i intereson Elvis Roshit, Armando Prengës;
  • Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme me drogën, krimin dhe korrupsionin a mendoni se opozita do ishte në gjendje të bllokonte negociatat për anëtarësimin në BE?

Zbatimin e ligjit të dekriminalizimit

  • Çfarë e pengon Edi Ramën ta shkarkojë me Vendim të Këshillit të Ministrave Elvis Roshin, kur ai është dënuar në Itali për përdhunim dhe në Zvicër për trafik droge?
  • Ka frikë se duke goditur personat e lidhur me krimin, godet pushtetin e tij. Nuk është Edi Rama që mban Elvis Roshin, është Elvis Roshi që mban Edi Ramën!

Politikën e jashtme

  • Në politikën e jashtme, Kryeministri Rama është fokusuar tek shfaqja dhe tek interesat e tij personale, jo të qytetarëve;
  • [Kryeministri Rama] i ka dhënë Vuçiç alibi që ai të thotë “unë i kam marrëdhëniet e mira me shqiptarët, me Edi Ramën, problemet i kam me Mustafën e Thaçin, ato janë gdhë”;
  • E gjithë politika e jashtme është vënë në dispozicion të interesit të Kryeministrit Rama, ai inaguron libra e hap ekspozita;
  • Prioriteti numër një në politikën e jashtme duhet të jetë Kosova;
  • Për Preshëven ka përgjegjësi Kosova dhe Shqipëria. Lugina e Preshevës nuk mund të lihet ashtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>