Bashkia do prishë pedonalen për t’i hapur rrugën në kantjer kompanisë Fusha shpk

Bashkia do prishë pedonalen për t’i hapur rrugën në kantjer kompanisë Fusha shpk

Qeveria ka vendosur të shndërrojë pedonalen në rrugën ‘Murat Toptani’—e para dhe e vetmja në Tiranë— në rrugë kalimi për automjete.

Burime për Exit.al bën me dije se Bashkia Tiranë e ka marrë këtë vendim me qëllim përgatitjen e zonës për ndërtimet e pritshme të kompanisë Fusha shpk.

Ky vendim konfirmohet nga shpallja e Bashkisē Tiranë për një tender për “rikonstruksionin e rrugës Murat Toptani”, që në fakt do jetë për punimet për kthimin e pedonales në rrugë me asfalt për kalimin e makinave. Rruga do të ketë gjerësinë e gjurmës ekzistuese prej 5 metrash dhe do të ketë një korsi të kushtuar për autobuzë dhe një korsi për trafikun tjetër.

Për të realizuar ndërtimet masive në zonën përgjatë gjithë pedonales, Fusha shpk ka nevojë për rrugë aksesi për futjen e makinave të transportit dhe mjeteve të tjera të ndërtimit në kantjer.

Këtë akses do ta garantojë ligji që shumica socialiste miratoi dje për godinën e teatrit dhe ndërtimin e 6 kullave më së shumti në tokën publike që do t’i falet nga qeveria. Në nenin 8 të ligjit shkruhet se:

“pala shtet merr përsipër garantimin e aksesit në zonë dhe servitudet e kalimit që i garantojnë hapësira funksionale, rrugë kalimi, akses publik.”

Por Bashkia Tiranë nuk ka pritur as miratimin e ligjit, por është ngutur të bëjë sa më parë rrugën me kosto të taksapaguesve, duke prishur një nga pjesët urbane më të preferuara të qytetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>