BE dënon arrestimin e gazetarëve gjatë protestave për vrasjen e Klodianit

Nga Exit News
BE dënon arrestimin e gazetarëve gjatë protestave për vrasjen e Klodianit

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri kërkon të mos tolerohen kërcënimet dhe kanosjet ndaj medias dhe gazetarëve në Shqipëri.

Reagimi i zyrës së BE, vjen pas pesë ditësh protesta në Tiranë, ku u shoqëruan nga policia dy gazetarë, Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani.

BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin.”, shkruan zyra e BE në Twitter.

Thirrje për tolerancë zero ndaj kërcënimit të gazetarëve ka bërë më herët edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështjet e zgjerimit dhe fqinjësisë së BE-së, Ana Pisonero.

Paketa e Zgjerimit për 2020 tregon qartazi nevojën për të pasur zero tolerancë ndaj frikësimeve dhe kërcënimeve kundrejt gazetarëve dhe medias në rajon. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë të aftë ta bëjnë punën e tyre pa qenë të kërcënuar nga dhuna, sulmet apo intimidimet, për të siguruar që qytetarët kanë akses ndaj informacionit”, thuhet në reagimin e zyrës së shtypit të Komisionit Europian për Euronews Albania.

Në ditën e dytë të protestës për vrasjen e Klodian Rashës, policia shoqëroi gazetarin Xhoi Malësia, teksa ky i fundit po raportonte.

Dy shoqata të gazetarëve i bënë thirrje autoriteteve të vënë përpara përgjegjësisë punonjësit e policisë të cilët penguan gazetarin gjatë detyrës.

Një ditë më pas u shoqërua nga policia kryeredaktori i gazetës ‘Koha Jonë’, Qamil Xhani.

Të dy gazetarët u lanë të lirë pas shoqërimit nga policia.

Mbështetje për gazetarët ka shprehur ambasadorja e Suedisë në Tiranë dhe presidenti Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>