BE dhuron pasjisje skaner për QSUT

BE dhuron pasjisje skaner për QSUT

Bashkimi Europian ka dhënë mbështetje për Shqipërinë për forcimin e kapaciteteve të pajisjeve mjekësore në spitale, për përballimin e pandemisë.

Lajmi u bë i ditur gjatë një vizite të Ambasadorit të BE, Luigi Soreca, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me minsitren e Shëndetësisë Manastirliu.

BE i dhuroi spitalit më të madh në vend një pajisje skaner te teknologjisë së fundit.

Mesa kuptoj, do të jetë pajisja më performative që Shqipëria do të ketë mes pajisjeve mjekësore. Bëhet fjalë për një donacion prej 750 mijë Euro, nga 5 milion Euro që BE i ka dhuruar Shqipërisë majin e kaluar“, u shpreh z. Soreca.

Ambasadori gjatë fjalës së tij falenderoi stafin mjekësor për punën e tyre gjatë pandemisë.

Javën e shkuar z. Soreca njoftoi se Bashkimi Evropian do të japë edhe 11 milionë euro për Shqipërinë për blerjen e vaksinave dhe pajisje për të përfunduar planin e vaksinimit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>