BE do të vendosë sot nëse do të miratojë vaksinën kundër koronavirusit

Nga Exit News
BE do të vendosë sot nëse do të miratojë vaksinën kundër koronavirusit

Agjensia për ilaçet në BE do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm për të vendosur nëse do të miratojë vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer/ BioNTech deri më 29 dhjetor, sipas drejtueses të agjencisë, Emer Cooke.

Njoftimi, i bërë të mërkurën në një takim jozyrtar të ministrave të shëndetësisë të Evropës, vjen pasi Britania e Madhe autorizoi vaksinën kundër koronavirusit, duke e bërë atë vendin e parë perëndimor që miraton vaksinën.

Cooke, e cila mori drejtimin e Agjencisë Evropiane të Ilaçeve muajin e kaluar tha se do të shqyrtohet gjatë mbledhjes vendimi i marrë nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për të miratuar vaksinën.

Britania e Madhe autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer, të mërkurën, duke u bërë vendi i parë perëndimor që autorizon përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit.

Autoriteti britanik i ushqimit dhe barnave i dha të drejtën qeverisë të miratojë përdorimin e vaksinës nën një ligj të veçantë përpara 1 janarit.

Dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Britani në ditët e ardhshme, tha një zëdhënës i kompanisë. Britania ka blerë 40 milionë doza të vaksinës deri më tani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>