BE i dhuron Shqipërisë 10 milionë euro pajisje shëndetësore

Nga Exit News
BE i dhuron Shqipërisë 10 milionë euro pajisje shëndetësore

Bashkimi Europian do t’i dhurojë vendit 10 milionë euro pajisje shëndetësore, më shumë nga çfarë ishte vendosur në qershor 2020.

Sot (8 shtator) Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigji Soreka i dorëzoi ministres Manastirliu 20 respiratorë fiksë për spitalin infektiv.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të ndihmave në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Soreka njoftoi se edhe 30 respiratorë të tjerë të lëvizshëm do të vijnë në ditët e ardhshme.

Kjo është ndihma e 5-të e BE-së për Shqipërinë gjatë pandemisë.

BE dhuroi në fillim të pandemisë 50 milionë euro, ku 4 milionë euro ishin pajisje shëndetësore, 11 milionë euro ishin mjete për mbrojtjen sociale dhe 35 milionë euro shkuan për rimëkëmbjen ekonomike.

Këto ndihma janë pjesë e paketës që Bashkimi Europian ka premtuar për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Një pjesë e pajisjeve spitalore, si autoambulanca, ventilatorë të lëvizshëm dhe njësi të specializuara mjekësore për trajtimin e rasteve të rënda me koronavirus, u shpërndanë në qershor 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>