BE i kërkon Kosovës që të ketë prioritet dialogun me Serbinë

Nga Exit News
BE i kërkon Kosovës që të ketë prioritet dialogun me Serbinë

Bashkimi Europian i ka kërkuar Kosovës që të ketë një ndër prioritetet e saj të jashtme dialogun me Serbinë.

Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano tha për mediat se prioritetet që ka caktuar kryeministri i ri Albin Kurti janë shumë të rëndësishme për Kosovën, “por vetëm sa u përket punëve të brendshme”.

“Kur bëhet fjalë për prioritetet e Qeverisë, nuk ka konkurrencë në mes prioriteteve individuale. Prioritetet e brendshme të Kurtit janë shumë të rëndësishme. Por, në të njëjtën kohë dialogu është prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Kosovës dhe nuk duhet të shihet si i ndarë apo që s’përputhet me prioritetet tjera që i ka përmendur kryeministri”, tha ai.

Kryeminsitri i ri i Kosovës Albin Kurti ka prezantuar prioritetet e qeverisjes së tij, dhe dialogu nuk është një ndër to. Ai k thënë se është i rëndësishëm por jo prioritet. Edhe të mërkurën ai ripërsëriti prioritetet qeverisëse në një takim online me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bashkimit Europian në Kosovë.

Ai tha se këto prioritete janë drejtësia dhe punësimi, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe promovimi i investimeve.

Kryediplomtatja Donika Gërvalla e cila ishte së bashku me Kurtin në këtë takim foli për dialogun. Ajo tha se e mirëpret interesimin e BE-së për dialogun, por se me rëndësi është fokusi në luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik dhe reformën në drejtësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>