Bashkimi Evropian do të japë 15 milionë euro grante shtesë për bizneset e vogla të prekura nga kriza e Covid-19, në vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi Komisioni Evropian, të martën.
Kjo shumë do t’i shtohet kredisë së butë prej 70 milionë euro të miratuar nga Banka Evropiane për Zhvillimit (EBRD). Kredia do të lëvrohet përmes bankave rajonale partnere me EBRD.
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Vralehey tha se “bizneset e vogla dhe të mesme janë jetësore për Ballkanin Perëndimor dhe ato janë prekur në mënyrë të vecantë nga kriza. Ndaj, ne sëbashku me EBRD po rrisin mbështetjen ndaj rajonit — jo vetëm për të mbajtur në jetë bizneset, por edhe për të forcuar qendresën e tyre dhe hedhur farat oër një rimëkëbje të qëndrueshme”.
“Ne jemi të angazhuar për të mbështetur bizneset gjatë këtyre kohëve të vështira, tha zëvendëspresidenti i EBRD Pierre Heilbronn. “Fondet tona shtesë do të mbështesin më shumë ringritjen ekonomike dhe bashkëpunimin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, shtoi ai.
Kjo masë shtesë është pjesë e paketës së BE-së për Riaktivizimin Ekonomik prej 455 milionë euro grante dhe 1.7 miliardë kredi me kushte preferenciale, për sektorin privat në Ballkanin Perëndimor, të njoftuar në fillim të vitit.