BE mbështet vendimin e Thaçit për bashkëpunim me drejtësinë

Nga Exit News
BE mbështet vendimin e Thaçit për bashkëpunim me drejtësinë

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Presidentit Hashim Thaçi për të bashkëpunuar me Dhomat Speciale të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit Special.

Në deklaratën për shtyp, më 5 nentor, zëdhënësi i BE-së Peter Stano shprehu mbështetjen e BE-së për veprimet e Prokurorit Special.

“BE mbështet punën e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special. Bashkëpunimi i plotë me këto institucione është tregues i angazhimit të Kosovës në zbatimin e ligjit, i cili është një element kyç për progresin e Kosovës në rrugën e integrimit dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi”, shkruhet në deklaratën e BE.

BE i kërkon Kosovës të zëvendësojë Thaçin sipas përcaktimeve kushtetuese, duke lejuar vazhdimësinë e institucioneve.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme