
Bashkimi Evropian, BE do të ofrojë mbështetje të dedikuar për institucionet e pavarura të drejtësisë, sipas njoftimi të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, pas takimit me Ambasadorin e BE-së Soreca dhe kryetaren Llagami, më 22 qershor.
Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka kërkuar gjithashtu edhe vazhdimin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën e Lartë.
“Kënaqësi të diskutoja me kryetaren e KLGJ-së, Llagami rreth përparësive të këshillit, përparimin në Gjykatën e Lartë, hartën gjyqësore dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve”, shkroi Soreca në tëitter pas takimit.
Në takim morri pjesë edhe shefja e sektorit të delegacionit të BE-së në Tiranë për ligjin dhe çështjet e brendshme Lenka Vitkova.