BE, sanksione për sektorët kryesor të ekonomisë bjelloruse

BE, sanksione për sektorët kryesor të ekonomisë bjelloruse

Minsitrat e Jashtëm të BE-së vendosën të enjtën që sanksionet e reja kundër Bjellorusisë të shënjestrojnë sektorët kryesor ekonomik.

Sipas një raportimi nga Reuters, sektorët që pritet të goditën janë eksporti i patateve, si dhe sektori i naftës e ai financiar.

Rrëmbimi i avionit dhe ndalimi i dy pasagjerëve është plotësisht i papranueshëm dhe ne do të fillojmë të diskutojmë mbi zbatimin e sanksioneve sektoriale dhe ekonomike,” u shpreh kreu i politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell para takimit në Lisbonë.

Sanksionet u vendosën pasi presidenti bjellorus Llukashenko urdhëroi devijimin e një avioni Ryanair në Minsk, me qëllim arrestimin e gazetarit disident në bord, Roman Pratasevich dhe partneres së tij, Sofia Sapiga.

Blloku thirri të hënën ambsadorin bjellorus për shpjegime, ku dënoi përpjekjet për të heshtur të gjithë zërat opozitar në vend dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të disidentit Pratasevich.

Në të njëjtën ditë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi të hënën pasdite se BE-ja do të ngrinte një investim të rëndësishëm prej tre miliardë eurosh me Bjellorusinë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>