Vendet e BE arritën një marrëveshje paraprake për të sanksionuar katër zyrtarë të qeverisë ruse mbi burgimin e liderit të opozitës Alexei Navalny, sipas katër diplomatëve.
Marrëveshja u arrit të premten në një grup pune teknik të Këshillit të BE, të quajtur Relex i cili merret me çështjet ligjore të sanksioneve.
Masat nuk janë ende përfundimtare. Sanksionet përfshijnë ndalime udhëtimi dhe ngrirje të pasurive. Ato do të jenë në tryezë të hënën në një takim të ambasadorëve të BE dhe me sa duket zyrtarizohen me shkrim të martën. Dënimet duhet të miratohen njëzëri dhe mund të kundërshtohen në gjykatë.
Zyrtarët e dënuar janë Alexander Bastrykin, drejtori i Komitetit të hetimit të Krimeve të Rënda Igor Krasnov, prokurori i përgjithshëm Viktor Zolotov, drejtues i Gardës Kombëtare dhe Alexander Kalashnikov drejtor i burgjeve.
Navalny dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë thirrje publikisht që BE të sanksionojë oligarkët afër Putinit.
Navalny u dënua me 3 vjet e gjysmë burg në fillim të shkurtit, por gjykatësit e mohuan apelin e tij të Shtunën.
Disa orë më vonë, ai u dënua në të njëjtën gjykatë për shpifje ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore dhe u gobit me e 9,500 €.