BE thërret ambasadorin bjellorus për shpjegime

Nga Exit News
BE thërret ambasadorin bjellorus për shpjegime

Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, Stefano Sannino thirri të hënën për shpjegime ambasadorin bjellorus në Bruksel, Aleksandr Mikhnevich.

Vendimi u mor me kërkesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, pas devijimit për në Minsk, të një avioni Ryanair me pasagjer që ushëtonte nga Greqia për në Lituani.

Ekuipazhi mori një sinjal për bombë në bord nga autoritetet bjelloruse dhe u detyrua të ulëj, por në fakt qe një alarm i rremë.

Pas zbritjes, autoritetet ndaluan gazetarin dhe aktivistin disident Roman Pratasevich që udhëtonte me linjën.

Sannino vuri në dijeni Mikhnevich se BE dënon përpjekjet për të heshtur të gjithë zërat opozitar në vend dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të Z. Pratasevich.

“BE do të marrë në konsideratë pasojat e këtyre veprimeve, përfshirë masat e mundshme kundër atyre që janë përgjegjës,” shkruhet në deklaratën për shtyp të Sekretariatit.

Ngjarja do të jetë në qendër të diskutimeve nga Këshilli Evropian të hënën, i cili pritet dhe të marrë vendime në lidhje me masat kundër Bjellorusisë.

Më herët, Presidenca franceze e BE-së i ka kërkuar Organizatës së Aviacionit Civil për ndërprerje të fluturimeve ndërkombëtare me vendin, por një vendim përfundimtar duhet të marr parasysh edhe kostot për kompanitë e fluturimeve.

Vendimi për devijimin e avionit, sipas mediave lokale bjelloruse, u mor nga presidenti i vendit, Llukashenko.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>