BE thërret ambasadorin rus për shpjegime

Nga Exit News
BE thërret ambasadorin rus për shpjegime

Pas dëbimit nga Rusia të tetë zyrtarëve evropian, Bashkimi Evropian thirri të hënën ambasadorin rus për shpjegime, raporton Reuters.

Ministria e jashtme ruse njoftoi se mes të ndaluarve ishin Vera Jourova, nënkryetare për Vlerat dhe Transparencën në Komisionin Ekzekutiv Evropian, David Sassoli, presidenti i Parlamentit Evropian si dhe Jacques Maire, një anëtar i delegacionit francez në Këshillin e Asamblesë Parlamentare të Evropës.

Moska, nga ana e saj, ka konfirmuar se dëbimi ishte kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura në Evropë ndaj shtetasve rus.

Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë kanë qënë ndër më të tensionuarat qysh nga Lufta e Ftohtë, për shkak të ndërhyrjes së kësaj të fundit në Ukrahinë, disa skandaleve të spiunimit, si dhe burgosjes së kreut të opozitës, Alexei Navalny.

BE ka kërkuar që Navalny të lirohet dhe ka vendosur shumë zyrtarë rusë në listën e saj të zezë, për abuzime të të drejtave të njeriut.

Zëdhënësi i BË, Peter Stano paralajmëroi se BE do të dënojë fortë aktin e dëbimit të diplomatëve.

Ambasadori rus është thirrur, ai do të pritet pasdite nga sekretari i përgjithshëm i Komisionit Evropian dhe i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, ku ne do t’i dërgojmë një dënim dhe kundërshtim të fortë,” tha zëdhënësi i BE Peter Stano për një lajm konferencë.

Ai shtoi se kundërveprimet ruse nuk janë të bazuara në ligj, por të motivuara politikisht.

Nuk ka asnjë shpjegim ligjor për një veprim të tillë … vendimet ruse në këtë drejtim, të gjitha këto kundër-sanksione, janë padyshim shumë të motivuara politikisht dhe nuk kanë asnjë justifikim ligjor,” deklaroi Stano.

BE planifikon të diskutojë hapat e ardhshëm, në lidhje me raportet me Rusinë, në një takim të ministrave të jashtëm javën e ardhshme.

Blloku po shikon alternativat dhe mund të kërkojë ndihmë edhe nga Këshilli i Evropës, anëtar i të cilit është Rusia, për  shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut.

Moska i ka bërë thirrje BE të mos ndërhyjë në punët e saj të brendshme dhe mohon çdo akuzë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>