Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të sigurojnë lirinë e lëvizjes, të ulin tensionet dhe të përmbahen nga “veprimet e njëanshme”.
Të mërkurën, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi tha se palët duhet t’i kthehen dialogut dhe masa të tilla (reciprociteti i targave të makinave) duhet të shfuqizohen.
#Serbia #Kosovo It’s imperative to exercise restraint and deescalate the tensions, return to dialogue and ensure freedom of movement without delay. Unilateral actions are never a solution. They only lead to unnecessary tensions and should be withdrawn.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) September 22, 2021
Një marrëveshje e vitit 2016 midis Kosovës dhe Serbisë lejoi që makinat nga të dy vendet të udhëtojnë lirshëm.
Marrëveshja skadoi më 15 shtator 2021. Serbia kurrë nuk e respektoi atë dhe kërkoi që makinat e Kosovës të zëvendësonin targat me targa të përkohshme serbe në kufi. Përkundrazi, Kosova i lejoi makinat e licencuara serbe të udhëtojnë lirshëm.
Pasi skadoi marrëveshja, Kosova vendosi të njëjtin rregull si Serbia, duke kërkuar që makina me targa serbe të hynin në vend për të marrë targa të përkohshme të Kosovës në kufi.
Serbia ka kërkuar që Kosova të tërheqë forcat e saj speciale të policisë nga kufiri, ku serbët e Kosovës kanë bllokuar rrugën duke përdorur automjete nga institucionet publike.
Kosova thotë se është gati të bisedojë dhe të heqë kërkesën për targa të përkohshme nëse Serbia bën të njëjtën gjë.